15 Korrik, 2022

Ndarjet e bujshme nga Bora Zemani dhe Beatrix Ramosaj, Romeo i kërkon Donaldit të flasë! Ja përgjigja e aktorit


Jeta private e aktorit Donald Veshajt, veçanërisht historitë e tij të dashurisë me Beatrix Ramosajn dhe Bora Zemanin, ka qenë në qendër të mediave rozë për muaj me radhë.

Në puntatën e sotme të “Më lër të flas” vëllezërit Veshaj kanë folur për ndarjet më të bujshme, ku Donaldi nuk la pa ironizuar krisjen e marrëdhënies së “vëllezërve” Ilir Shaqirit dhe Sabian Medinit.

Por përpos kësaj vëmendja u përqëndrua më shumë tek ndarjet e vetë Donald Veshajt, të cilat kanë bërë bujë të madhe. Romeo e pyeti Donaldin nëse ai ka përjetuar ndonjë ndarje që i ka dhembur shumë, por nuk ka marrë një përgjigje nga ky i fundit.

Biseda:

Donaldi: Ndarja më e bujshme ka qenë Ilir-Sabian.

Romeo: Po ti ke pasur ndonjë ndarje Donald, që të ka dhembur?

Donaldi: Jo (qesh)…

Romeo: Më fol pak për ndarjen e meqë është edhe episodi fundit.

Donaldi: Do flasim sezonin e ardhshëm, ju premtoj.

Romeo: Se këto ndarjet e tua të dhembin ty, na dhëmbin edhe ne, ky është problemi, kjo është diferenca.

Donaldi: Do flasim sezonin e ardhshëm, se jemi përsëri në tetor.

Ndarja e fundit e Donald Veshajn është ajo me Beatrix Ramosajn me të cilën nisi një romancë brenda “Big Brother Vip.” Çifti, të cilët shijuan romancën e tyre brenda formatit, u ndanë disa orë pas përfundimit të tij.

Kjo ndarje bëri bujë të madhe, për faktin se Donaldi nisi romancën me Beatrix në një kohë kur po flitej për një ribashkim të mundshëm me Bora Zemanin. Lidhja e tij me Beatrix u quajt si “tradhti” ndaj moderatores.

Megjithatë për Donaldin historia më e bujshme e dashurisë, ndarjes, tradhtisë dhe ribashkimit, mbetet ajo me Bora Zemanin. Çifti së fundmi janë përfolur për një ribashkim të mundshëm, pasi janë fotografuar më shumë se një herë së bashku.

Megjithëse Bora Zemani dhe Donald Veshaj nuk kanë folur asnjëherë hapur publikisht për thashethemet se janë ribashkuar, ata po e konfirmojnë çdo ditë e më shumë se janë bashkë. Përpos postimeve në rrjetet e tyre sociale, që ngrejnë dyshime dhe shkaktojnë bujë, detaje të reja janë vënë re nga ndjekësit detajistë të çiftit të shumëkomentuar.

Vëmendja është përqendruar pikërisht tek veshja e moderatorit Donald Veshaj gjatë puntatës së fundit të emisionit të tij “Më lër të flas.” Si zakonisht aktori i humorit ishte veshur sportiv, me pantallona dhe një bluze të zezë.

Është pikërisht ky detjai që nuk iu shpëtoi fansave. Bluzja e veshur nga Donaldi në puntatën e mbrëmshme, është parë edhe më herët e veshur pikërisht nga moderatorja Bora Zemani. Vetë ajo kishte publikuar në Instastory një video teksa mbante veshur këtë bluze.

Menjëherë ndjekësit kanë shpërndarë në të gjitha rrjtetet sociale ku mbizotërojnë mbishkrime dhe komente si: “Matchy Matchy”, apo “Konfirmimi i ribashkimit,”

Edhe pse jo fizikisht Bora Zemani ka qenë e pranishme pothuajse në të gjitha puntatat e emisionit të vëllezërve Veshaj, sigurisht përmes Donaldit. Që në puntatën e parë ai nuk ka ngurruar të flaës, edhe pse me nënkuptime, për moderatoren. Deklaratat i ka pasuar më pas me skeçe, mesazhe të fshehura, apo siç ndodhi së fundmi përmes veshjes.

© Panoramaplus.al