Këngëtarja e njohur Rosalía dhe partneri i saj Rauw Alejandro i kanë dhënë fund lidhjes së tyre tre vjeçare.

Lajmi i ndarjes së çiftit fillimisht u konfirmua nga një burim i afërt me dyshen për People Magazin, i cili tha se pavarësisht dashurisë dhe respektit që ata gëzojnë për njëri-tjetrin të dy kanë rënë dakord që të ndahen.

Nga ana tjetër në lidhje me këto lajme ka reaguar edhe Rauw përmes një postimi në rrjetet sociale, duke sqaruar njëherë e mirë se çfarë ndodhi mes tyre.
“Po, disa muaj më parë, unë dhe Rosi përfunduam fejesën tonë. Ka mijëra probleme që mund të shkaktojnë një ndarje, por në rastin tonë nuk ishte për shkak të tradhëtisë apo pabesisë. Ky moment nuk është i lehtë ndaj faleminderit të gjithëve për mirëkuptimin dhe respektin.”– tha ai.

Mirëpo në lidhje me ndarjen e tyre ka folur edhe futbollisti i njohur Gerard Pique, i cili i ka këshilluar ish-çiftin që ti sqarojnë problemet e tyre privatësisht duke mos i bërë publike.
“Mendoj se është më mirë kështu për këto gjëra. Nuk më pëlqen që njerëzit të flasin për këtë, pasi deklarata është lexuar dhe është në rregull. Mirëpo edhe nga ajo njerëzit japin mendime dhe këtë e them nga përvoja ime. Më mirë ta mbajnë për vete dhe ta trajtojnë mes tyre këtë çështje”, tha Pique.
Kujtojmë se çifti u lidhën për herë të parë në gusht të 2021, ndërsa një muaj më pas ata e bënë publike me romancën e tyre në rrjetet sociale.


