1 Janar, 2022

Ndarja e bujshme me Donald Veshajn dhe tradhtia/ Bora Zemani lë pas vitin 2021 dhe i vë “vulën” historisë së dashurisë me aktorin


Emri i moderatores Bora Zemani ka qenë ndër më të lakuarit në showbizz-in shqiptar, për shkak të romancës me aktorin Donald Veshaj.

bora zemani donald veshaj

Ata përjetuan një histori dashurie gati 2-vjeçare, por fundi i lidhjes së tyre nuk ishte i lumtur. Aktori i premtoi brenda shtëpisë së Big Brother Vip se do dilte i vetëm nga aty dhe shkëmbyen puthje në buzë.

Por pak ditë më pas, Donald Veshaj e “tradhtoi” dhe nisi një lidhje brenda BBV me këngëtaren, Beatrix Ramosaj.

bora zemani1

Megjithatë, Bora Zemani ka vendosur të hedhë pas të shkuarën. Në një urim në rrjetet sociale për Vitin e Ri, ajo u shpreh se 2021-shi ishte një vit i gjatë për të ku “humbi disa gjëra, por fitoi disa të tjera”.

Ajo shkruan se disa ditë ishin të shëmtuara, por nga ky vit që lamë pas ka mësuar shumë dhe është rritur shumë.

bora zemani donald veshaj4

“Iku edhe një vit i gjate… Ne 365 dite disa gjera i humba, disa i fitova. Disa dite ishin te shëmtuara disa te tjera shume te bukura. Por ishte një vit nga i cili kam mësuar dhe jam rritur shume! Një tjetër vit qe me provoi se pranë vetes kam shume dashuri.

Një vit qe me shpërbleu për shume sakrifica qe kam bere ne punën time. Një vit intensiv, një vit me emocione te forta por mbi te gjitha nje vit qe me beri te vërtetoj edhe një here se te qenit mirënjohës për gjithçka ke, te bën te jetosh i lumtur! Vit te mbare për te gjithë ju! Gezuaaaar! ?” shkruan moderatorja.

bora zemani donald veshaj5

Gjithashtu ajo ka marrë një vendim të rëndësishëm që i vë vulën historisë së dashurisë me aktorin.

Disa orë para ndërrimit të viteve, ka bërë unfollow nga rrjeti social Instagram, ish-partnerin, duke treguar në Vitin e ri 2022, Donald Veshaj s’do jetë më pjesë e jetës së saj.

/Panoramaplus.al

bora zemani, donald veshaj (2)bora zemani donald veshaj1bora zemani donald veshajBORA ZEMANI, SEMI JAUPAJ, DONALD VESHAJ (2)BORA ZEMANI, SEMI JAUPAJ, DONALD VESHAJ (1)bora zemani donald veshajdonald-veshaj-bora-zemani2donald-beatrixtrixa-donalddonaldveshajbeatrix donald4beatrix donald7beatrix donald6beatrix donald8beatrix donald2beatrix donald3

© Panoramaplus.al