Sezoni i tretë i “Big Brother Vip Albania” do të startojë së shpejti, ku konkurentët do të “luftojnë” në garën për të fituar çmimin e madh.

Megjithëse prej kohësh në rrjet po qarkullojnë zëra se ky reality show do të fillojë në janar 2024, një lajm i tillë ende nuk është konfimuar.
Aktori i njohur i humorit, Olsi Bylyku dhe ish-partnerja e tij Egli Tako janë dy ndër konkurentët që po përflitet se se do të jenë pjesë e “BBV”, por ende nuk nuk është konfirmuar asgjë.

Monika Lubonja, Andi Vrapi dhe Liesa Haxhiasllani së fundmi kanë qenë të ftuar në emisionin “Shqipëria Live” ku ndër të tjerë kanë komentuar emrat e përfolur se do të jenë pjesë.
Pjesë nga biseda
Liesa: A do futet Olsi dhe Egli?
Gazetari: Mund të hyjnë të dy.
Andi: Nuk mendoj se do futen të dy në një kohë sepse nuk kanë dhënë idenë që janë ndarë në mënyrë të paqtë me njëri-tjetrin. Mendoj se do futet Olsi se i vlen më shumë për karrierën sepse Egli ka thënë që do heqë dorë nga qe do heq dore nga muzika dhe do të fokusohet tek palestra, tek të qenurit e shëndetshme dhe nuk mendoj se Efli do të futej në “Big Brother”.
Monika: Jo, ajo ka thënë që për momentin do tërhiqem.
Andi: Unë mendoj që do të futet Olsi dhe Eglin do të ja sjellin, do bëjnë një situatë të ngjashme me atë të Borës dhe Donaldit. Egli do të jetë e ftuara speciale.
Vetëm disa muaj më parë ish-çifti iu dhanë fund zërave duke konfirmuar ndarjen, duke treguar se ata nuk janë në një lidhje me njëri-tjetrit, megjithëse Olsi ka treguar se nuk ka qenë faji i asnjërit por sipas tij ishte zgjedhja më e mirë që kanë bërë sepse për herë të parë ata zgjodhën ta duan më shumë veten e tyre.


