22 Shkurt, 2022

Ndarja Donald-Beatrix/ Ish-banori i “Big Brother” ironizon aktorin: Në Shqipëri ka pafund meshkuj pa shtyllë kurrizore


Fituesi i edicionit të 6-të të Big Brother, Anaid Kaloti është mjaft aktiv në rrjetet e tij sociale duke komentuar ngjarjet dhe dinamikat me banorët e këtij sezoni. Së fundmi ai ka reaguar edhe në lidhje me ndarjen e çiftit Donald-Beatrix.

 

Në një postim në Instastory ai ka ndarë me ndjekësit një foto të lajmit të ndarjes së dyshes, ku bashkëngjitur ka shkruar edhe një koment.

Ish-banori i Big Brother 6 shkruan se ai e ka thënë gjithmonë të vërtetën duke shtuar se i vjen mirë që Beatrix Ramosaj nuk është si ata që “janë mësuar të gënjejnë” dhe i janë hedhur kundër. Nga ana tjetër sipas tij në Shqipëri gjen meshkuj “pa shtyllë kurrizore” të cilët shënjestrojnë një femër dhe i vënë gishtin në plagë, duke iu referuar kështu aktorit Donald Veshaj.

POSTIMI I PLOTË

Kur unë flisja të vërtetën, ju që jeni mësuar të gënjeni veten më hidheshit kundra. Me vjen mirë që Beatrix nuk ngjan me disa nga ju! Në shqipëri gjen pafund meshkuj pa shtyllë kurrizore, që gjithmonë shënjestrojnë një femër dhe i vënë gishtin në plagë që ti tregojnë shokevë çfarë ngjyre ka gjaku, ca të përhumbur, ca të tjerë të përkulur…. Qytetarinë nuk e blen dot lirë, për sa kohë në pazar shiten vetëm produkte fshati!

Kujtojmë se Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj krijuan një romancë brenda shtëpisë së BBVIP, duke u bërë çifti më i përfolur i showbizit shqiptar. Ndërkohë fituesi i Big Brother 6, Anid Kaloti, që në nisje të romancës së tyre ka shprehur se  ish e dashura e aktorit, Bora Zemani është bërë “gjysmë robi” pas lidhje së tij me Batrix. Ai gjithashtu ka komentuar Donaldin, për të cilin ka thënë se nuk është duke e menaxhuar mirë situatën

 “Unë sot e kam kuptuar që Bora e dashuron vërtet Donaldin. Ishte bërë gjysëm robi. Ai nuk është duke e menaxhuar mirë, sepse duhet të shkëpusësh në fillim një lidhje që ke, para se të nisësh një të re”, u shpreh Anaidi në një video live që zhvilloi disa muaj më parë.

Më tej gjatë videos ai ka përmendur edhe faktin se Donaldi ka qenë ai që këshillonte Kledin kur ai pati një takim me Beatrixën Brenda shtëpisë, ndërsa Arditi u shpreh me ironi se ky është një mister që duhet zgjidhur nga shkencëtarët.

Pjesë nga biseda:

Kleidi: Nëse kjo do të ishte lojë, nuk e di çfarë rezultati do të kishte pastaj…

Arditi: Edhe sikur të jetë lojë, prapë do të ishte anormale, s’ka kuptim. Triksa nuk e ka për lojë…

Anaidi: Ra në dashuri Triksa, apo që atë natë që doli më Klejdin e kuptoi…

Atdheu: Ardit pse mendon se rri i mërzitur Donaldi…

Arditi: Kam përshtypjen që do e katet kuptuar. Se të rrish me dikë tjetër në shtëpi duke u puthur, dhe duke e ditur shumë mirë që jashtë ka lënë dikë…

Atdheu: Pse është duke ndodhur

Anaidi: Me i dhënë emocione të forta pra, që ta ngrejnë dhe ta ulin nga gjendja emocionale. Ta nxjerrin nga mendtë e kokës…

Atdheu: Mos është favoriti i produksionit…

Anaidi: Nëse do ishte i preferuari i produksionit nuk do ia kishin sjellë Borën që në javën e dytë…

Kledi: Më shumë ka përfituar Big Brother nga takimi i tyre, sesa ata të dy…

 

LEXO EDHE:

Nga xhelozia për Borën tek sherri për udhëtimin në Dubai, pse u nda Beatrix dhe Donaldi

 

© Panoramaplus.al