24 Shtator, 2021

“Ndarja do të na…”/ Katër muaj pas lindjes së djalit, këngëtari Jason Derulo i jep fund lidhjes me të dashurën e tij


Këngëtari Jason Derulo është ndarë nga e dashura e tij, Jena Frumes, vetëm katër muaj pas ardhjes në jetë të djalit të tyre, Jason King. Artisti ndau lajmin me të gjithë ndjekësit e tij në “Twitter”.

jason derulo (11)

Sipas “Page Six”, Derulo shkroi: “Jena dhe unë kemi vendosur të ndahemi. Ajo është një nënë e mahnitshme, por ndarja do të na japë mundësinë të nxjerrim në pah versionet më të mira të vetes për të qenë gjithashtu prindërit më të mirë. Ju lutemi të respektoni privatësinë tonë në këtë kohë”.

jason derulo (9)

Frumes, e cila është 28 vjeç dhe Derulo, 32 vjeç, e kanë ditëlindjen në të njëjtën ditë dhe 21shtatori ishte hera e fundit që ata festuan bashkë si çift. Frumes i kushtoi një mesazh të bukur ish-partnerit të saj në rrjete sociale, pasi shkroi:

E bekuar të ndaj të njëjtën ditë lindjeje me të dashurin tim. Ti je njeriu më i pashëm, punëtor, i talentuar dhe i dashur. Ti më bën shumë të lumtur dhe unë jam me të vërtetë shumë mirënjohëse për dashurinë që kemi për njëri-tjetrin.

Ti dhe djali ynë më bëni vajzën më të lumtur në botë dhe mezi pres të krijoj më shumë kujtime me ju të dy. Urime për një vit tjetër! Të dua shumë, përgjithmonë”.

Më vonë, modelja e fshiu postimin, por fotografitë familjare janë ende në rrjetet e saj sociale.

jason derulo (3) jason derulo (8) jason derulo (5) jason derulo (6) jason derulo (7) jason derulo (1)

© Panoramaplus.al