9 Qershor, 2020

Ndahet nga jeta këngëtarja e njohur, fituese e Çmimeve Grammy


Këngëtarja e njohur amerikane Bonnie Pointer ka vdekur në moshën 69 vjeçare.

Ajo dhe motra e saj morën famë si Pointer Sisters fituese të çmimeve Grammy.

Këngët e saj që u kthyen hite janë Jump (For My Love) dhe I’m So Excited.

“Familja jonë është e shkatërruar,”- tha motra e saj Anita për Associated Press.

Bonnie dhe motra e saj June Pointer fillimisht performuan së bashku e më pas iu bashkuan edhe motrat e tjera Anita dhe Ruth.

Pointer Sisters u bënë të njohura në vitet 1970 dhe fituan tre çmimet e para Grammy me këngën e tyre Fairytale në vitin 1975.

Bonnie u largua nga grupi për të nisur një karrierë solo dy vite më vonë por suksesi i Pointer Sisters vazhdoi deri në vitet 1980 dhe morën një yll në Hollyëood Ëalk of Fame në 1994.

Në fillim të këtij viti, Anita dhe Bonnie Pointer publikuan një këngë në kujtim të motrës së tyre June që vdiq në vitin 2006.

Motra e tyre Ruth është e vetmja që vazhdon të këndojë në grupin Pointer Sister, ku iu është bashkuar vajza e saj dhe mbesa.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al