2 Nëntor, 2021

Ndahet nga jeta aktorja e njohur e serialeve turke! Shqiptarët e njohin për rolin e saj në “Kuzey Guney”


Aktorja e njohur e serialeve turke, Semra Dinçer ka ndërruar jetë në moshën 56-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri me dije këngëtari Haluk Levent në llogarinë e tij në rrjetet sociale.

magazin-vefat-eden-semra-dincer-le-ilgili-kahreden-detay-14500432_4789_osd

Dinçer e njohur më së shumti për shqiptarët me rolin e saj në “Kuzey Guney” vuante nga kanceri në mushkëri.

“Sapo humbëm aktoren tonë Semra Dinçer. Ngushëllime fansave të saj”, ka shkruar mes të tjerash Levent.

Dinçer ka luajtur në 42 filma dhe seriale, më i fundit ishte ‘Nusja nga Stambolli’.

kapak_145848

© Panoramaplus.al