Moderatorja Kiara Tito është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, ku ka mbledhur mijëra ndjekës.

Ajo herë pas here ndan me fansat e saj foto e video të ndryshme nga përditshmëria e saj. Së fundmi, Kiara ka përshëndetur ndjekësit duke postuar një foto nga pishina dhe krahas saj shkruan: “Hey #kiarator, qesha”.

E teksa fotografia ka marrë mijëra pëlqime dhe qindra komente ku disa ndjekës e kanë komplimentuar, ka patur edhe nga ata që kanë kritika për moderatoren.
“Hey Kiara, na plasi tr*pi”, i komenton një ndjekëse, të cilës moderatorja nuk ka përtuar aspak që t’i përgjigjet.

“Yll ik në plazh, mos rri në shtëpi”, i përgjigjet Kiara, duke e lënë ndjekësen pa fjalë.


