28 Gusht, 2021

“Na ore! Ça i bën çupës”/ Ja çfarë i ndodhi Rezarta Shkurtës gjatë pushimeve


Rezarta Shkurta dhe bashkëshorti i saj, Ermal Hoxha, kanë udhëtuar drejt Kretës, për të kaluar disa ditë pushimi. Çifti i sapomartuar ka ndarë në llogaritë e tyre në Instagram disa nga momentet më të bukura dhe të gëzueshme që po kalojnë me njëri-tjetrin në Greqi.

rezarta shkurta (1)

Në foton e parë që Rezarta ka publikuar sot, ajo shfaqet e veshur me një body të zi, teksa pozon krah Ermalit. “Mirëmëngjes” ishte mbishkrimi që këngëtarja zgjodhi për imazhin e bukur.

rezarta shkurta (6)

Ndërkohë, në foton e dytë që Shkurta publikoi, dyshja shfaqen shumë të afërt. Rezarta shihet e shtrirë në shezlong, ndërsa bashkëshorti i saj është afruar dhe me njërën dorë i ka prekur të pasmet.

Naaa oreee. Ça i bën çupës Ermal Hoxha”, shkroi me shaka artistja krahas fotos, ku shfaqet duke qeshur.

rezarta shkurta (2)

Dy muaj më parë, Rezarta Shkurta së bashku me nipin e ish-diktatorit, Enver Hoxha, kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë. Pas 17 vitesh, ata i thanë “PO!” përgjithmonë njëri-tjetrit në një jaht luksoz në një nga bregdetet shqiptare, me një dekor të mrekullueshëm.

rezarta shkurta ermal hoxha

Rezarta Shkurta ndau me ndjekësit pamje nga dasma e saj në perëndim të diellit ku ngjyrat që mbizotëronin ishin e bardha dhe ajo rozë.

Gjithashtu, publikoi foto të unazës së martesës shoqëruar me mbishkrimin: “Një dashuri nga dashuria ime”, referuar bashkëshortit të saj.

rezarta shkurta (2)

Në një nga videot, shihet edhe vajza e çifti, Hera, që duket mjaft e lumtur në ceremoninë e martesës së prindërve të saj.

Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha duket se i kanë rezistuar çdo lloj vështirësie në marrëdhënien e tyre dhe janë më të lumtur se kurrë në krah të njëri-tjetrit.

rezarta shkurta ermal hoxha (19)

Ish-nipi i diktatori, pas daljes nga burgu i propozoi për martesë biznesmenes në Dubai, në janar të vitit 2019.

Çifti kishin planifikuar të martoheshin në vitin 2020, por për shkak të pandemisë, planet ndryshuan dhe duket se pritjes i erdhi fundi pas 17 vitesh histori dashurie.

rezarta shkurta ermal hoxha (18) rezarta shkurta ermal hoxha (17) rezarta shkurta ermal hoxha (16) rezarta shkurta ermal hoxha (15) rezarta shkurta ermal hoxha (13)

© Panoramaplus.al