4 Shkurt, 2019

“Na more fytyrën”, Zaimina zbulon çfarë nuk i pëlqen partnerit të saj


Këngëtarja e njohur Zaimina Vasjari është  një ndër femrat më të ndjekura në rrjetet sociale. Ajo shpeshherë publikon fotografi nga momentet më të veçanta të jetës së saj.

Por në ndryshim nga Zaimina, partneri i saj Klodi nuk i pëlqen fare fotot.

Teksa ishte e ftuar në emisionin  “Why Not”, Vasjari ka zbuluar se fotografitë nuk ia realizon asnjëherë bashkëshorti.

Madje ajo shprehet se kur bën shumë foto, Klodi ka vetëm tre fjalë për Zaiminën: “Na more fytyrën!”.

Roza Lati: Je nga ato femra që torturojnë mashkullin për një foto?

Zaimina Vasjari: Jo. Klodi im nuk është ai mashkull që mund të të bëjë foto. Madje kur shkoj në vende që unë kërkoj të bëhet foto, gjithmonë thotë na more fytyrën.

© Panoramaplus.al