Vitin e kaluar, Fifi i habiti të gjithë me fizikun e saj të ri. Kjo sepse këngëtarja vendosi të dobësohej me anë të balonit gastrik, ushtrimeve fizike, si dhe duke u ushqyer shëndetshëm.

Artistja arriti të humbiste plot 15 kilogramë dhe ndryshimi ishte mëse i dukshëm. Ditën e djeshme, Fifi i kërkoi ndihmë ndjekësve që t’i sugjernonin një vaj nxirës të mirë, në mënyrë që të merrte rreze dielli.
Mirëpo, një ndjekëse në vend të kësaj, i komentoi linjat trupore, duke shkruar se ajo ka shtuar peshë.

“Fifi, e dashur dukesh sikur ke shtuar peshë sërish apo e kam gabim?”, ishte komenti i ndjekëses, së cilës artistja iu përgjigj: “A e di sa mesazhi më vjen me këtë lloj komenti. Ç’punë keni me a kam shtuar apo kam hequr. A mos jeni duke më mbajtur në shpinë? Apo po ua ha bukën? Se na lodhët. Tmerr.”.

Fifi më herët zbuloi se vendimin për t’u dobësuar e mori për hir të shëndetit dhe jo për shkak të mënyrës së si dukej jashtë. Kjo ngaqë ajo është shprehur se e do trupin e saj sido që të jetë dhe se ndihet mirë me të.

Madje pak kohë më parë, Fifi ndau me ndjekësit në Instagram edhe disa foto të vetes e veshur me bikini dhe pozonte me mjaft vetëbesim para kamerës.


