4 Tetor, 2022

Muralja nga Tirana pretendente për çmimin e parë botëror nga “Street Art Cites”, Henril Çule: Kryeqyteti ka hyrë në hartën e veprave me famë botërore


Për të dytin vit radhazi, një nga muralet e “MurAL Fest Tirana” është pretendente për të marrë çmimin e parë botëror nga faqja e mirënjohur Street Art Cites.  

muraljatirane (1)

“Mural Fest Festival” ka kaluar tashmë kufijtë dhe e ka kthyer Tiranën në një pikë pritëse të artit.

Drejtor i Përgjithshëm i Dekor Tirana dhe ideator i Tirana Mural Fest, Henril Çule thekson se Tirana ka hyrë me kokën lart në hartën e muraleve me famë botërore.

“Jemi entuziast që për të dytin vit radhazi një nga perlat e MurAL Fest Tirana është pretendente për të marrë çmimin e parë botëror nga faqja e mirënjohur Street Art Cites.  Tirana ka hyrë me kokën lart në hartën e muraleve me famë botërore! Kemi ngritur një standard që na përfaqëson denjësisht. Uroj që artisti Fabian Bane Florin të kurorëzohet me çmimin e parë ashtu si u vlerësua maksimalisht kolegu i tij Gera me Muralen e vitit 2021 në Tiranë”, thekson Henril Çule.

Street Art Cities është një platformë globale me një mision për të promovuar dhe dokumentuar artin urban në botë.

“Mural Fest” u organizua nga Dekor Tirana, nën kujdesin e kuratorit të njohur, Helidon Haliti.

muraljatirane (2) muraljatirane (3)

© Panoramaplus.al