Fifi dhe Adisi janë çifti i momentit. Këngëtarja e njohur dhe ish-burri i Adrola Dushit kanë marrë vëmendjen e të gjithëve, teksa kanë bërë publike lidhjen e tyre. Dy të rinjtë kanë nisur një histori pak javë më parë dhe duket se tashmë atë kanë qenë gati që këtë lidhje ta prezantojnë edhe për ndjekësit. Aq i konsoliduar është ky raport, sa tashmë ata kanë nisur edhe eventet t’i frekuentojnë së bashku.

Mbrëmjen e djeshme, Adisi dhe Fifi kanë qenë të ftuar në promovimin e një lokali të ri në Tiranë dhe të dy së bashku, kapur për dore janë fotografuar në krah të Anaid Kalotit. Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme ishte spektakli i Big Brother, ku shumë ish-banorë ishin të ftuar. Të gjithëve i ra në sy mungesa e këngëtares në këtë spektakël, me idenë se mund të kishte një axhendë të zënë me koncerte.

Por në fakt ajo mungoi për të qenë në eventin e organizuar. Adisi dhe angazhimet e tyre si çift tashmë marrin kohën e saj, duke lënë në plan të dytë edhe pjesëmarrjen në spektakël. Javë më parë, Monika Lubonja u shpreh se natën që do të dilte nga Big Brother do të shkonte për të fjetur në shtëpinë e Fifit. Me gjasa kjo nuk ka ndodhur, pasi këngëtarja kosovare ka pasur të ftuar të tjerë mbrëmjen e djeshme.
© Panoramaplus.al

