15 Qershor, 2022

Mungoi në Për’puthen për shkak të Bora Zemanit? Atdhe Xharavina flet për herë të parë, zbulon telefonatën që mori


Tekëndëshit Bora-Donald-Beatrix shpesh i shtohet edhe emri i ish-konkurrentit Atdhe Xharavina. Pasi u duk se gjërat u sqaruan, ai i ka ‘trazuar sërish ujërat’.

Gjithçka nisi nga disa komplimenta nga Atdheu për moderatoren kur ai ishte pjesë e emisionit të dashurisë dhe përfundoi në aludime të shumta se ata kanë patur një lidhje. Bora dhe Atdheu janë përfolur për një afrimitet mes tyre pas kamerave dhe sipas zërave, Atdheu ishte një nga shkaqet e xhelozisë që e çoi në ndarje Borën nga Donald Veshaj. Fillimisht Atdheu foli me superlativa në disa intervista të ndryshme për moderatoren dhe pas vëmendjes që mori nisi të shkonte edhe më tej duke deklaruar se ajo ishte e vetmja vajzë që i pëlqente në “Për’puthen” dhe se nëna e tij do e donte për nuse.

Pas ndarjes nga Donaldi verën e kaluar në mediat sociale qarkulloi një video e Borës dhe Atdheut që shiheshin në një tavolinë. Por, Bora reagoi asokohe se videoja është bërë gjatë turit që emisioni i dashurisë organizoi në qytete të ndryshme. Kur Donaldi ishte në ‘Big Brother VIP’, disa foto të tjera qarkulluan ku shihej Atdheu në makinë me një vajzë që i ngjasonte Borës, ndonëse nuk u konfirmua kurrë nëse ishte ajo. Atdheu nga ana tjetër shfrytëzon çdo rast për thumba në rrjetet sociale që ndjekësit ta lidhin me Borën.

Në fundin e këtij sezoni të “Për’puthen” ishin rezervuar disa episode me ish-konkurrentët e tre sezoneve. Mirëpo, nuk kaloi pa vëmendje mungesa e Atdheut. Për këtë pati aludime se ka ndikur raporti i tij me Borën dhe gjërat që janë aluduar.

Vetë Atdheu ka folur për këtë cështje në një intervistë për “Mirage” që do publikohet të premten. Në promon e emisionit, ish-konkurrenti i “Për’puthen” dëgjohet duke thënë: “Nuk e di, e kam patur një telefonatë prej produksionit.”- shprehet Atdheu teksa për intervistën e plotë duhet të presim edhe dy ditë.

© Panoramaplus.al