6 Prill, 2020

Mungesa e mjeteve mbrojtëse, miliarderi i Alibaba dhuron 2.6 milionë maska dhe 2000 respiratorë për New York


Miliarderi dhe bashkëthemeluesi i gjigantit kinez Alibaba ka dhuruar 2.6 milionë maska, 170.000 syze dhe 2000 respiratorë për New York, që është epidenra amerikane e pandemisë së koronavirusit.

Dhurimi u bë nga Joe Tsai dhe bashkëshortja e tij Clara Wu Tsai. Pajisjet e ndanë në dy dërgesa. E para mbërriti të enjten në aerportin ndërkombëtar të Neëark Liberty, ndërsa e dyta mbërriti të shtunën në Aeroportin Ndërkombëtar John F. Kennedy.

“Dëgjuam thirrjet për ndihmë për pajisje mbrojtëse nga komuniteti ynë dhe vendosëm të ndihmonim,”– tha Clara Tsai për CNN. “Shteti do ndajë dërgesën e dytë por qëllimi është të ndihmojmë institucionet.”

Ajo përmendi Jacobi Medical Center dhe Lincoln Medical Center në Bronx si edhe Elmhurst Hospital në Queens, që Clara dhe bashkëshorti i saj menduan se mund të kishin më shumë nevojë për furnizime.

Spitalet në New York dhe në të gjithë vendin janë përpjekur të gjejnë respiratorë, maska dhe mjete të tjera mbrojtëse të nevojshme për punonjësit e kujdesit shëndetësor për të luftuar virusin, i cili ka vrarë rreth 60.000 njerëz në të gjithë botën.

© Panoramaplus.al