Ajo mund të cilësohet padyshim si një nga femrat më të bukura e provokuese të kinematografisë shqiptare. Është fjala për aktoren e njohur, Olta Gixhari, e cila është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”.

Një ditë më parë, ajo ka postuar një foto ku krahas saj shkruan: “Më puth”. Poza e saj ka marrë me mijëra pëlqime dhe qindra komente, ku ndjekësit janë shprehur të gatshëm që t’i plotësojnë dëshirën aktores.

Gjithashtu Gixharit i kanë shkruar edhe shumë mesazhe pozitive për njeriun e mirë që është. E “llastuar” nga këto fjalë kaq të bukura, ajo ka vendosur që t’i publikojë në “Instastory”.

“Mund të të puth gjithë ditën, çdo ditë…për vite”– i ka shkruar njëri prej tyre. “Nuk je si ato femrat që nxjerrin gjoksin e b*thën në çdo foto e çdo postim. Për mua, me sensualitetin që ke në një foto të thjeshtë, je femër unike. Je femra më seksi që unë kam parë”, i ka shkruar një tjetër ndjekës.

“Ti nuk je si gjithë të tjerat!!! Ti je më ndryshe se gjithë bota dhe je e zonja në gjithçka që bën. Se di a ka titull që ekziston për ty, je diamant”, i shkruan një tjetër.

Për t’i falenderuar për pozitivitetin që i dhanë me këto mesazhe, Olta publikoi një foto të saj ku shkruan: “Ma bëtë zemrën mal me gjithë këtë mirësi që ju buron. Më zbukuroni çdo ditë edhe më shumë! Jeni më të mirët në botë. Zoti ju bekoftë. Ju dua”.



