19 Shkurt, 2023

“Mund të kenë diçka”/ Si qëndron e vërteta e lidhjes së shumëpërfolur të Kristit? Flet Robert Aliaj: Nuk është çudi…


Robert Aliaj ka folur ditqne sotme në një lidhje telefonike gjatë emisionit Fan Club për djalin e tij Kristin dhe lojën që po bën në shtëpinë e Big Brother VIP.

I pyetur nëse sheh mundësitë që Kristi të krijojë një romancë me vajzën e Sabianit , Kejsin brenda shtëpisë, Roberti tha:

“Kristi nuk është tip që ngacmon, është pak e vështirë se është selektiv. Kur Kristi pranon një mënyrë të tillë marrëdhënieje mund të ketë diçka,” u shpreh Roberti.

Sa i përket lidhjes së shumë përfolur që Kristi thuhet s ka lënë jashtë, ai u shpreh:

“Portalet shqiptare bëjnë thashathemaxhiun, po Kristi është djalë i ri, nuk është çudi që të ketë lidhje me vajza, por që unë vetë nuk di, nuk njoh njeri, s’më ka thënë gjë,” tha ai.

© Panoramaplus.al