8 Nëntor, 2022

Flori Mumajesi nuk ndalet, gati për “rrëfimin” e rradhës. Çfarë po paralajmëron artisti?


Flor Mumajesi pasi ka shkaktuar një “vullkan” në rrjete sociale me deklaratat e tij të fundit si dhe me veprimet e fundit, që ka fshirë këngët nga kanali i  You Toube këtë herë paralajmëron  të tjera “rrëfime”. 

Duket se këtë herë e ka fjalën për muzikë të re. Kantautori ka publikuar  video ku tregon se ka gati projekte të reja muzikore që pritet t’i lancojë së shpejti.

 

 

Kujtojmë se dy ditët e fundit Flor Mumajesi ka shkaktuar shumë polemika në mediat me deklaratat e fundit që ka bërë. Në videon e tij të gjatë,Flori i drejtohet dikujt duke e quajtur “Ajo”.

Sipas saj këngëtari është viktimizuar me gjërat që ka kaluar. Sakaq ai thekson se nuk është një njeri servil apo b*thë lëpirës.  “Me sa duket ajo u influencua nga komentet, ka harruar që katër vitet e fundit kam kaluar një tmerr, një horror dhe prapë jam këtu, i viktimizuar sipas saj. Ka harruar që unë kam vdekur për së gjalli, më është drejtuar vdekja në një formë ose në një tjetër. Unë viktimizimet i urrej, sepse ky rol bëhet për të fituar diçka.

Unë nuk jam servil, as b*thëlëpirës, s’jam as pa dinjitiet.  Gjithë zinxhiri i ngjarjes ka ndodhur kështu, nuk jam nga ata njerëz që kanë mburojë emocionale. Me të gjithë ngjarjet që kanë ndodhur në jetën time, shumë pak pasi më ndodhi humbja e fundit, unë nisa të bëja muzikë për “Kënga Magjike.” Nuk kam punuar por jam strapacuar, e sfidova veten në pikën e fundit, duke qarë natën në gjumë, ditën punoja. Kurrë nuk jam futur për trofe as për kupa, një epsiod që ndodhi aty ku u përmend pak fatkeqësia ime, s’doja të përmendet asgjë e imja. Trofetë dhe kupat i kam vlerësuar edhe pse nuk i mbaja dot në studio. Ia kam dhënë disa njerëzve të veçantë, të rëndësishëm. Rasti i fundit i “Plas” e kam lënë në institucionin e “Kënga Magjike”, s’e kam kupën unë. Më thuaj ti në vendin tim si do ndiheshe. Po shikoja që tallje tr*pin me kupat”– u shpreh Flori.

 

© Panoramaplus.al