Këngëtarja dhe kantautorja e njohur Taylor Swif ka shënuar rekord gjatë mbrëmjes së djeshme në eventin e madh të muzikës MTV Video Music Award 2023.

Ylli fitoi në nëntë nga 11 kategoritë të në cilat ajo ishte nomimuar për këtë vit.
33-vjeçarja fitoi çmimin: “Albumi i vitit” për këngët “Midnights” dhe “Show of the Summer”, përveç marrjes së gjashtë çmimeve për videon dhe këngën “Anti-Hero”.
Çmimet e tjera ishin:
“Video e vitit”, “Kinematografia më e mirë”, “Efektet më të mira vizuale”, “Regjia më e mirë”, “Popi më i mirë” dhe “Kënga e Vitit”.

“Më pëlqen të bëj muzikë pop, më pëlqen të bëj video muzikore pop, gjithashtu më pëlqen të bëj country”- u shpreh Sëift pasi pranoi çmimin “Kënga pop-in më mirë” për “Anti-Hero”.
“Më pëlqen të kaloj nëpër zhanre të ndryshme dhe e vetmja arsye që më lejohet ta bëj këtë është sepse ju, fansat, më dhatë mundësinë për ta bërë këtë”, shtoi ajo.
“Kam filluar të shkruaj këngë që kur isha 12 vjeç dhe gjithmonë fillon me një emocion shumë të izoluar, një lloj pasigurie shumë specifike apo urrejtjeje ndaj vetvetes që ndihem sikur jam i vetmi që e ndjej në atë moment. Por atëherë kur dal në turne dhe kam stadiume që më këndojnë fjalët”, tha Swift kur pranoi çmimin e dytë.
Eventi i madh i muzikës bëri që Swift të ngjitej në vendin e dytë me 25 çmime të fituara në MTV/ VMA pas Beyonces e cila ka 28-të çmime, dy prej të cilave ajo fitoi si anëtare e “Destiny’s Child”.

© Panoramaplus.al

