15 Nëntor, 2021

MTV EMA 2021/ Ja grupi që triumfoi me më shumë se një çmim


Emri që ka dominuar këtë herë në MTV Europe Music Awards 2021 është BTS. Grupi nga Koreja e Jugut ka marrë katër çmime në ceremoninë vjetore dhe është një nga dy emrat që ka numëruar më shumë se një fitore.

mtv bts (1)

Çmimi nga fansat: BTS

Muzika më e mirë pop: BTS

Muzika më e mirë K-Pop: BTS

Grupi më i mirë: BTS

Sipas “Forbes”, artisti tjetër që fitoi më shumë se një trofe në MTV Europe Music Awards 2021 ishte Ed Sheeran, i cili fitoi çmimin si Artisti më i Mirë dhe Kënga më e Mirë (për “Bad Habits”).

mtv bts (2)

Fitues të tjerë kryesorë përfshijnë Lil Nas X për videon më të mirë (për “Montero [Call Me By Your Name]”), Doja Cat dhe SZA për bashkëpunimin më të mirë (me “Kiss Me More”) dhe Saweetie si artistja e re më e mirë.

Këngëtari shqiptar Gjon’s Tears fitoi çmimin si këngëtari më i mirë i Zvicrës.

BTS mundi disa yje të mëdhenj në botën e muzikës për fitoret e tyre, duke kaluar emra si Jonas Brothers, Little Mix dhe Silk Sonic (Grupi më i mirë), Dua Lipa, Olivia Rodrigo dhe Justin Bieber (Popi më i mirë), Blackpink, Lady Gaga dhe Ariana Grande.

Që nga 2015-a, BTS ka fituar në total 14 çmime EMA.

mtv bts (2) mtv bts (3) mtv bts (1)

© Panoramaplus.al