16 Mars, 2022

Mrs Michigan America/ Kush është shqiptarja që fitoi kurorën e konkursit të bukurisë


Shqiptarja Marinela Shpati, është shpallur “Mrs Michigan America”, kompeticioni i bukurisë ku marrin pjesë gra të martuara, që kanë shënuar arritje në jetë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo nëpërmjet disa fotove që ka postuar në llogarinë e saj në Instagram me kurorë. Ajo ka bërë një shkrim të gjatë ku ka falendëruar të gjithë mbështetësit e saj ku veçon bashkëshortin dhe familjarët e saj.

“Jam vërtet e nderuar që jam Mrs. Michigan America 2022. Faleminderit të gjithë atyre që besuan të unë dhe më dhanë mundësinë që të hap zemrën time. Faleminderit Michigan që më zgjodhe të të prezantoj. Jam përjetë mirënjohëse”, ka shkruar ajo.

“Të dua! Faleminderit që më ke mbështetur gjithmonë dhe që ke besuar te unë”, tha më tej Shpati për bashkëshortin e saj.

POSTIMI I PLOTË

“Para së gjithash, dua ta nis këtë postim duke falënderuar Zotin, sepse koha e Tij është gjithmonë perfekte. Sepse Ai ka bërë dhe vazhdon të bëjë gjëra të mahnitshme për mua!

Jam vërtet e nderuar që jam Zonja juaj e re Michigan America 2022. Faleminderit të gjithëve që besuat tek unë dhe që më dhatë mundësinë të ndaj zemrën time! Faleminderit Michigan që më zgjodhët mua për t’ju përfaqësuar! Unë jam përgjithmonë mirënjohëse.

Faleminderit të gjithë sponsorëve dhe trajnerit tim. Për burrin tim, të dua! Faleminderit që gjithmonë më keni mbështetur dhe besoni në mua! Familjes sime, miqve dhe familjes time të punës faleminderit, dashuria dhe mbështetja juaj vlerësohet shumë! Për motrat e mia mbretëresha, ishte e mahnitshme njohja me të gjithë ju”

Çfarë është konkursi “Mrs America”?

Konkursi “Mrs America” mbahet që prej gati gjysëmshekulli dhe aty marrin pjesë gra të martuara, që kanë shënuar arritje në jetë.

Ashtu si në konkurset e tjera të bukurisë dhe maturisë femërore, ky konkurs mbahet në të 50 shtetet e SHBA-së dhe fitueset e çdo shteti marrin pjesë në konkursin final për të zgjedhur amerikanen që do të mbajë për një vit kurorën.

Nëse do të shpallet “Mrs America”, kjo kurorë bukurie do të shkojë për të dytin vit radhazi në Michigan.

Fitorja vjen me një numër çmimesh dhe misionesh humanitare e përfaqësime kauzash të denja. Fituesja e Mrs America pastaj shkon për të konkurruar edhe në “Mrs World”.

Duke hedhur një vështrim në Instagramin e saj, duket se Marinela Shapi është aktive në organizata të ndryshme humanitare në mbrojtje të fëmijëve. Ne “bio-n” e saj në rrjetin social ajo ka shkruar: “Avokate për fëmijët që jetojnë në varfëri”

Ndër të tjera në një tjetër postim, ajo shkruan:

“Sot është e diela e dhembshurisë. Dhe secili prej nesh ka një mundësi të veçantë në këtë të dielë #dhembshuri për të ndryshuar jetën e fëmijëve në mbarë botën dhe për të treguar dashurinë e Jezusit ndaj fëmijëve në varfëri. Mateu 25:40!

Mendoj se një nga gjërat më të fuqishme në botë është SHPRESA! Si një avokate dhe sponsore e një fëmije, dua t’i kushtoj jetën time për t’u dhënë shpresë të tjerëve, veçanërisht atyre që janë më të pambrojtur! Dua të përdor zërin tim dhe të flas për ata fëmijë që nuk mund të flasin vetë dhe të ndihmoj për të parë çdo fëmijë të pafajshëm të çliruar nga dëshpërimi i varfërisë. Janë kaq shumë fëmijë në botë që përballen me shanse të paimagjinueshme dhe që ndihen të pashpresë. Sot, do të doja t’ju ftoja t’i jepni njërit prej atyre fëmijëve shpresën për të cilën ka shumë nevojë.”

© Panoramaplus.al