30 Gusht, 2023

Mozzik takohet me shokët e fëmijërisë, reperi zbulon nofkat që ata mbanin me njëri-tjetrin kur ishin të vegjël


Këngëtari i njohur, Gramoz Aliu ose ndryshe Mozzik është një nga artistët më të pëlqyer në estradën shqiptare.

Sakaq reperi është goxha aktiv në rrjetet sociale ku shpesh herë ndan për ndjekësit e tij momente gjatë përditshmërisë.

Së fundmi, Mozzik ka publikuar një foto ku shfaqet krah shokëve të klasës në shkollën fillore. Mirëpo më e veçanta e saj ishin nofkat që djemtë mbanin ende me njëri-tjetrin pas shumë vitesh shoqëri.

“Me Pasulin , Pacovin , Qyrrin , Burdushin , Baraken, Shoten , edhe Hajdukin. Qeto nofka i kena pas 9 vite ne shkolle fillore. Ju pershendesim”,shkroi reperi krahas fotos duke mos zbuluar se cila prej nofkave i përkiste atij.

 

© Panoramaplus.al