Reperi i njohur, Mozzik, ka rrëfyer për herë të parë betejën e tij me ankthin për disa vite më radhë. Këngëtari është shprehur se arsyeja përse e ndau me publikun këtë histori të tijën, ishte pasi dëshironte të jepte një mesazh për të gjithë të rinjtë të cilët vuajnë nga kjo gjë.
I ftuar në emsionin “Oxygen”, artisti ka rrëfyer eksperiencën e tij të vështirë me ankthin dhe marrjes së qetësuesve për pagjumësinë. Ai tregoi se ndihma e mjekut dhe përkrahja e familjes ishte kurimi i tij.
Gjatë hyrjes në emision përpara se të niste intervistën e tij, Mozzik shprehu dëshirën për të ndarë me publikun temën e ankthit.
“Unë jam Gramoz Aliu, jam 26- vjeç dhe vij nga qyteti i Ferizaj dhe tema që doja sot të ndaj me ju është ankthi. Edhe unë dikur si i ri, 22-vjeçar, deri diku 25 kam qenë u prekur prej ankthit kam qenë i prekur në një masë shumë e madhe, një ankthi theksuar, ata që kanë ankth e dinë. E di që sot është një temë që sidomos rinia është e prekur shumë prej saj. E di që është shumë e hidhur të kesh 22 vite jetë dhe të kërkosh qetësues për të fjetur gjumë.
E hidhur është për ta prekur si temë me shoqëri ose me njerëz që i ke afër dhe frikësohesh sepse është akoma një temë që nuk e ka hapësirën pasi ka të bëjë me shëndetin mendor. E hidhur është të kesh frikë t’i tregosh familjes por mbi të gjitha me një mjek të mirë dhe përkrahjen e familjes unë i kam kaluar këto sfida por ankthi të përcjell deri në fund të jetës, nuk ka kurim. Ankth e kanë dhe personat e tjerë, prindërit. Është pjesë e jetës vetëm se dikush e ka të theksuar edhe dikush nuk ka fare.
Ajo çka doja të jepja si mesazh ose këshillë, ishte të mos mendoni që gjithçka që duhet të bëni për të parandaluar ankthin janë, barnat, qetësuesit, por këshillat e familjes dhe sa më shumë kohë të kaloni me familjen është ilaçi më i mirë që i duhet një të riu për të kaluar fazën e ankthit. Kështu që i përqafoj të gjithë ata që janë me ankth dhe i them mos u trishtoni sepse nuk jeni në depresion, ankthi nuk është një sëmundje është një ç’rregullim emocional që do të kalojë dhe më vonë keni për të qeshur më këtë fakt. Unë e kam kaluar kështu që ju përqafoj të gjithëve dhe iu uroj shëndet!”– ka rrëfyer Mozzik.


