Më parë ai është shprehur se nuk i pëlqen të jetë present në emisione televizive dhe se nuk i ka qejf intervistat. Por mesa duket Mozzik ka ndërruar mendje.

Në një postim në ‘Instagram’, ai shihet në prapaskenat e ‘Shiko kush luan’ së bashku me aktorin Rezart Veleshnja.
Ai është përfolur shumë për ndarjen nga ish-partnerja e tij, Loredana. Por ende nuk është shprehur publikisht për këtë çështje dhe s’e ka dhënë versionin e tij.

Nuk dihet ende nëse në këtë dalje publike në një emision, ai do të shprehë diçka lidhur me pjesën personale të jetës së tij dhe ndarjen e shumë përfolur.
© Panoramaplus.al
