Ka kaluar një javë që kur është bërë baba për herë të parë, e Mozzik çdo ditë dëshiron të tregojë se sa i lumtur është në këtë periudhë.

E bija e reperit të njohur lindi në dhjetor të vitit që lamë pas. Partnerja e tij, Loredana solli në jetë vajzën që e quajtën Hana.

Që nga ajo kohë, Mozzik ka treguar kujdes shumë të madh ndaj vogëlushes. Madje prindërit e saj nuk kanë ngurruar që të publikojnë fotografi me të.

Reperi së fundmi ka publikuar një imazh shumë të ëmbël të Hanës, që duket se rritet dita-ditës.

“Jeta ime në një foto”, shkruan Mozzik bashkangjitur fotos, ku Hana e vogël shfaqet duke fjetur si një engjëll në krahët e tij.


