2 Nëntor, 2022

Mozzik publikon foton duke puthur vajzën e tij në buzë?


Gramoz Aliu ose i njohur ndryshe si Mozzik është një ndër reperët më të pëlqyer nga publiku.

Së fundmi artisti ka publikuar një foto ku shfaqet me vajzën e tij Hanën. Por ajo çka mori vëmendjen ishte se Mozzik duket sikur po e puth në buzë vogëlushen.

Shpesh herë artisti publikon në rrjetet sociale foto të Hanës ku tregon dhe dashurinë e madhe që a ka për të.

Ai i dedikoi dhe një këngë të ndjerë vajzës së tij. e cila solli dhe reagime të shumta nga fansat pasi në këngë reperi flet dhe për raportin e vështirë qëka me Loredanën.

Përmes vargjeve reperi tregon historinë e komplikuar dhe dhimbjen për shkak se nuk jeton me të bijën. Mozzik i drejtohet Hanës duke i thënë se nuk do të flasë kurrë për arsyet e ndarjes me Loredanën, “sepse është shumë e rëndë”. “Edhe kur mami të gjëjë dikë / mos u shqetëso se nuk ka njeri që më zëvendëson / do të jem babi yt deri sa shpirti të më pushojë,” thotë ai.

Në një mbishkrim në Instagram, Mozzik shtoi se kjo është hera e fundit që ai përmend të bijën në këngë dhe tekste sepse ka vendosur të mos e përfshijë më. “Hana ime e vogël, për momentin e di që nuk do e kuptosh këtë këngë! Por besoj që kur të rritesh edhe pak, do e kuptosh. E kur të bëhesh për ta kuptuar këtë këngë, do të doja shumë që të mos e hapim si temë asnjëherë. Të jetojmë ashtu si na ka ardhuhr jeta. Të dua më së shumti në botë.”

© Panoramaplus.al