Mozzik është një ndër reperët më të njohur kosovar, i cili po korr suksese të një pas njëshme.

Mirëpo mesa duket krijuesi i hitit “Fatkeqësi” do ti lërë pas të gjitha impenjimet e tij në fushën mozikore për të marë pjesë në “BBVK2”.
Lajmin e ka bërë të ditur moderatorja e njohur Liberta Spahiu përmes një postimi në Instagram.
Ajo ka publikuar në InstaStory bisedën me vëllain e reperit, Getinjon i cili ndër të tjera ka shkruar: “E ke një Mozzik që po vjen në BBV 2.”

Kujtojmë që vëllai i Mozzik, reperi i njohur Getinjo ishte një ndër konkurentët më të fortë të “BBVK1”, i cili e la përgjysmë garën për të fituar çmimin e madh.

Megjithatë ai fitoi diçka më me vlerë se paratë sepse në këtrë reality show Getinjo krijoi një romancë me ish-banoren Vivien Thano lidhje kjo që vazhdoi edhe jashta shtëpisë.



