Reperi i njohur Mozzik së fundmi ka bërë një ndryshim në pamjen e tij. Por duket se nuk i pëlqen fare ‘look-u’ i ri. Ai ka hequr mjekrën dhe meqë kështu nuk i pëlqen vetja, ka marrë një vendim.

Do të bëjë foto metëm të gjysmës së fytyrës duke e mbuluar mjekrën me dorë derisa t’i dalë.
“Tash deri tem del mjekra, veç qishtu foto”, shkruan ai në një foto të postuar në ‘Instastory’.

Megjithëse fansat mund të jenë kuriozë se si reperi mund të duket me pamjen e re, do duhet të presin derisa Mozzikut t’i dalë mjekra në mënyrë që të bëjë foto të të gjithë fytyrës.
© Panoramaplus.al
