30 Tetor, 2023

FOTO/ Mozzik dhe Loredana sërish nën shoqërinë e njëri-tjetrit, kush i bashkoi ish-çiftin?


Reperi i njohur Mozzik dhe ish-partnerja e tij Loredana Zefi disa vite më parë i dhanë fund lidhjes së tyre disa vjeçare.

Mozzik dhe Loredana bëhen prindër për herë të dytë – Abc News

Pas ndarjes gjithësecili ka vazhduar jetën e tij, ndërsa disa javë më parë reperja konfirmoi romancën e saj më të re me futbollistin gjerman, Karim Adeyemi.

Mirëpo së fundmi Loredana dhe Mozzik janë bërë sërish bashkë, teksa i kemi parë në të njëjtin vend me vajzën e tyre Hanën.

Ish-çifti kanë ndarë në rrjetet e tyre sociale foto me vajzën e tyre ku duket se po kalojnë kohë së bashku si një familje.

Vajza e tyre Hana e cila është një ndër fëmijët më të ndjekur në Instagram, gjithashtu ka postuar në InstaStory një foto ku duken prindërit e saj në makinë dhe e gjithë familja është bashkuar.

Mesa duket dyshja kanë vendosur të kalojnë kohë me njëri-tjetrin për vajzën  e tyre duke lënë pas inatet e së kaluarës.

 

 

 

© Panoramaplus.al