Reperi i njohur Mozzik dhe Loredana ishin një ndër çiftet më të pëlqyera nga publiku shqiptar, të cilët disa vite më parë i dhanë fund lidhjes së tyre disa vjeçare.

Së fundmi, këngëtarja ka publikuar projektin e saj më të ri, ndërsa ajo u përkrah edhe nga ish-partneri i saj, gjë e cila shtoi dyshimet e fansave se dyshja janë drejt rrugës së ribashkimit.
Teksa reperi e ka ripostuar në InstaStory këngën e Lorit, ai i ka vendosur gjithashtu dhe një mbishkrim të veçantë.
“Nëna e Hanës”, ka shkruar ajo krahas videos.

Kujtojmë që prej kohësh në rrjet kanë qarkulluar zëra që Loredana dhe Mozzik janë rikthyer në krahët e njëri-tjetrit, por akoma nuk dihet nëse këto lajme janë të vërteta apo thjeshtë dyshja pavarësisht se janë ndarë ruajnë raporte të mira së bashku.

Nga lidhja disa vjeçare Loredana dhe Mozzik kanë edhe një vajzë, Hanën.


