Është përfolur prej kohësh për një zënkë të mundshme mes motrave Libohova.

Mirëpo mesa duket Eranda dhe Irma kanë rregulluar marrëdhënien me njëra-tjetrën.

Së fundmi këngëtarja kanë postuar në InstaStory një video teksa këndonin e kërcenin së bashku me të afërmit e tyre.
“Ngjajmë ë ngjajmë”, shkruan ajo, ndërsa postimi në InstaStory është shpërndarë edhe nga Irma në rrjetin social.

Megjithëse akoma nuk dihet arsyeja e zënkës së tyre, mes duket ikonat e muzikës shqiptare kanë vendosur që të lënë pas hatërmbetjet mes tyre duke rregulluar marrëdhënien me njëra-tjetrën.
Ato prej vitesh i kanë shmangur daljet në publik së bashku, ndërsa fotot krah njëra-tjetrës kanë munguar.

Kujtojmë që lajmet për krisjen e marrëdhënies së tyre nisën disa vite më parë ku Eranda Libohova u dekorua me çmimin “Mjeshtër i Madh”, dhe vendosi ta festojë me miqtë e saj në një festë të organizuar, ndërsa u vu re mungesa e motrës saj Irmës.
Pas shumë vitesh kjo është hera e parë që i shohim të bashkuara motrat shumë të dashura për publikun shqiptar.
© Panoramaplus.al
