Ditën e sotme personazhe të famshëm shqiptarë kanë ndarë me ndjekësit në rrjetet e tyre sociale dhuratat e shumta që kanë marrë me rastin e festës së Shën Valentinit.

Në ditën e të dashuruarve, personazhe të famshëm shqiptarë kanë publikuar në profilet e tyre në “Instagram”, dedikimet dhe dhuratat e ndryshme që kanë marrë sot.

Atyre u është bashkuar edhe motra e këngëtares së njohur Enca, Uindi Haxhia. Kjo e fundit ka publikuar një video ku tregon dhuratën marramendëse që i kanë dhuruar nga Kuba.

Në video shihet një buqetë gjigante me trëndafila të kuq në formën e zemrës. Por jo vetëm kaq, pasi buqeta ishte e mbushur edhe me kartëmonedha të vendosura brenda saj.
“Me dashuri nga Kuba”, shkruan Uindi bashkëngjitur videos ku tregon surprizën.


Panorama Plus
© Panoramaplus.al
