25 Tetor, 2021

Motra e Britney Spears hedh gjithashtu akuza të rënda ndaj prindërve: Në moshën 16-vjeçare më kërkuan të abortoja fëmijën!


Jamie Lynn Spears, motra e vogël e Britney Spears, ka bërë një rrëfim tronditës në librin e saj “Things I Should Have Said”, ku fajëson prindërit se i bënë presion që të abortojë në moshën 16-vjeçare.

britney spears (1)

Në fragmentet e publikuara nga “TMZ”, Jamie Lynn pohon se pasi i tha të atit, Jamie, dhe nënës, Lynne, se ishte shtatzënë në vitin 2007, ata “shkuan në dhomën e saj dhe u përpoqën ta bindnin se të kishte një fëmijë në atë pikë të jetës së saj, ishte një gjë e tmerrshme.

britney spears (3)

“Do të të shkatërrojë karrierën. Je thjesht shumë e re. Ti nuk e di se çfarë je duke bërë. Ka pilula që mund të marrësh. Ne mund të të ndihmojmë ta zgjidhësh këtë problem… Unë njoh një mjek”,- pretendon ajo se i thanë prindërit.

Të gjithë rreth meje thjesht donin ta zhduknin këtë ‘problem’… të gjithë ishin të sigurt se ndërprerja e shtatzënisë do të ishte veprimi më i mirë”,- shtoi ajo.

britney spears (1)

Pavarësisht këtyre, Jamie vendosi ta mbante bebin, por kjo shkaktoi një debat të ashpër me babanë e saj, i cili jo vetëm e fyeu, por i sugjeroi që ta jepte fëmijën për birësim. Gjatë kësaj periudhe të vështirë, ajo tregon se kishte shumë nevojë për Britney-n, por këngëtarja nuk ishte në gjendje ta ndihmonte.

britney spears (2)

Kisha nevojë për të më shumë se kurrë, por nuk ishte në gjendje të më ndihmonte… Dhimbja që nuk mund t’ia tregoja vetë motrës sime vazhdon ende edhe sot,”- tha ajo duke iu referuar Britney-t.

Në vitin 2008, “US Weekly” publikoi fotot e para të vajzës së Jamie Lynn, Maddie, e cila tani është 13 vjeç.

Babai i Maddie është Casey Aldridge, ish-partneri i Jamie Lynn. Ajo gjithashtu ka një vajzë 3-vjeçare, Ivey, me bashkëshortin Jamie Watson.

britney spears (2) britney spears (3)

© Panoramaplus.al