14 Tetor, 2022

Mos vallë Yll Limani sapo na tregoi se do të jetë pjesë e “BBVIP2”? Ja detaji që ngriti dyshimet


Këngëtari njohur Yll Limani ka vendosur pikat mbi ‘i’ për disa thashetheme rreth tij.

Artisti është goxha i dashur për publikun shqiptar dhe një pjesë e madhe e fansave kanë kërkuar që Ylli të jetë pjesë e festivalit të këngës për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision.

Me anë të një postimi në InstaStory, këngëtari i ka hedhur poshtë këto aludime dhe theksoi se nuk do të jetë pjesë e festivalit.

“Nuk do të marr pjesë në Festivalin e Këngës në RTSH për Eurovision”.

Këngëtari fillimisht shkroi: “Tre gjëra janë të sigurta këtë vit”. Mirëpo në mes të këtyre ‘tre gjerave’, Ylli shprehu publikisht dhe dashurinë që ka për Arabna Osmanin.

“Arbana Osmanin e kam zemër.”- tha ai.

Kaq duhej dhe në rrjet tashmë po përflitet se këngëtari mund të jetë pjesë e “Big BrotherVIP 2”.

Moderatorja ka ripostuar foton e Limanit duke iu përgjigjur krahas saj: “Ahaha edhe unë të dua shumë.”

Disa kohë më parë Ylli u pyet nëse do të ishte pjesë e shtëpisë së famshme dhe këngëtari shpreh  se “ka frikë se fiton.”

Për sa i përket edicionit të dytë të spektaklit më të njohur, ende nuk ka një lajmërim se kur do të startojë sërish, por disa kohë më parë Arbana ka treguar se me gjasa mund të nisë në fund të vitit 2022.

© Panoramaplus.al