28 Shtator, 2022

Mos vallë kënga më e re e Don Xhonit pritet të jetë një dedikim për ish të dashurën e tij ruse? Reperi zbulon një pjesë të tekstit


Disa ditë më parë një video e Era Istrefit dhe Don Xhonit, u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale. Dyshja u panë pas një makine të ndaluar në rrugë përgjatë orëvee te vona të natës në Prishtinë ku u panë dhe duke u përqafuar me njëri-tjetrin.

Kaq u desh dhe rrjeti nisi të shpërthejë në në aludime për një romancë mes tyre. Por nuk vonoi shumë dhe këngëtarët zbuluan se do të sjellin për herë të parë bashkë një bashkëpunim. (kliko ketu)

Së fundmi Era postoi një foto ku shfaqet krahë Don Xhonit dhe deklarata e këngëtares për artistin ngjalli dyshime të mëdha në lidhje me raportin e tyre.

“E dua se është bandit.”– shkroi këngëtarja.

Kjo frazë mund të jetë dhe pjesë e këngës së tyre e cila pritet të publikohet shumë shpejt, mirëpo duket se këtë projekt muzikor Don Xhoni ia ka dedikuar ish-partneres së saj ruse, Ariana Lirey.

Kjo vjen pasi reperi nga Drenica postoi gjithashtu një foto krah Erës por krahas saj shkroi: “E bukur o si ruse”.

Kujtojmë se Don Xhoni i dha fund lidhjes me modelen ruse Ariana Lirey, duke bërë bujë të madhe. Lajmin e ndarjes së tij dhe Arianës e konfirmoi vetë modelja përmes disa shkrimeve në “Instastory”. Pas disa akuzave nga Ariana, reagoi gjithashtu edhe reperi i cili u shpreh se për modelen ka një respekt të madh pasi ishte pjesë e jetës së tij dhe se nuk do ta harrojë asnjëherë. Reperi gjithashtu tha se çdo gjë e ka një fund dhe e këshilloi modelen të mos luajë viktimën pasi nuk është e tillë. Nga ana tjetër modelja ruse iu kundërpërgjigj duke i thënë se do t’i binte maska e djalit të mirë. Disa ditë më vonë ish-i i Don Xhonit, reagoi sërish në ‘story’ dhe u shpreh se u nda me reperin pasi janë të ndryshëm nga njëri-tjetri dhe se vendimin për t’i dhënë fund e ka marrë ajo.

Bashkëpunimin e parë Era Istrefi dhe Xhonatan Isufi (Don Xhoni) do ta publikojnë më 29 shtator.

© Panoramaplus.al