Shawn Mendes dhe Camila Cabello janë parë sërisht bashkë mbas deklaratës për ndajren e tyre e cila bëri bujë një muaj më parë.
Fansat mendojnë se ata janë rikthyer bashkë, ose janë thjeshtjanë takuar për të shëtitur qenin e tyre Golden Retriever, të quajtur Tarzan. Ata janë fotografuar duke shetitur nëpër rrugët e Miamit. Ish-çifti është parë me qenushin, të të buzëqeshur duke shkuar në një park. Në foto duket Shaën i cili mban Tarzanin me zinxhir.
Sigurisht, Shawn dhe Camila njoftuan ndarjen e tyre një muaj më parë, por në një deklaratë të lëshuar nga të dy: “Hej djema, ne kemi vendosur t’i japim fund marrëdhënies sonë romantike, por dashuria jonë për njëri-tjetrin si njerëz është më e fortë se asnjëherë.”
“Ne e filluam lidhjen tonë si miqtë më të mirë dhe do të vazhdojmë të jemi miqtë më të mirë”– mesa duket se ata po bëjnë pikërisht këtë gjë.
Ishte në nëntor 2020 kur Shawn prezantoi botën me Tarzanin, duke postuar një seri fotosh të lezetshme qenushësh. Ish-çifti kaloi një pjesë të madhe të pandemisë së bashku në Florida me qenin.



