3 Gusht, 2022

Mos vallë Bora Zemani dhe ish-konkurrentja e Për’puthen konfirmuan pjesëmarrjen e Donald Veshajt në projektin e ri televiziv të moderatores?


Ish-konkurrentë të shumtë të ‘Për’puthen’ nuk kanë ngurruar të japin deklarata e të bëjnë komente mbi lidhjen e moderatores së emisionit Bora Zemani me Donald Veshajn. Madje së fundmi njëra prej tyre, Ritvana Fetahu, duket se ka konfirmuar pjesëmarrjen e aktorit në programin e ri që do të moderojë Bora Zemani.

Pak kohë më parë Ritvana u kërkoi Borës dhe Donaldit të martohen. Ajo postoi një video ku ndodhej në makinë me një mikeshë duke dëgjuar këngën e Donaldit me titull “Nuk je”. Krah videos së publikuar në Instagram, Ritvana shkroi: “Dikush këtu është shumë e interesuar që Bora dhe Donaldi të martohen. A ke pranuar Bora që të qetësohet?”- teksa ka etiketuar moderatoren, dhe shoqen e saj.

Kjo e fundit nuk dha një përgjigje publike ndërsa kuriozë jemi të dimë nëse i ka shkruar privatisht dhe çfarë përgjigjeje i ka dhënë.

Më pas Ritvana ka publikuar një tjetër video duke shkruar se shoqja e saj është fanse e tyre.

Për t’u kthyer te programi që do të moderojë Bora Zemani, moderatorja konfirmoi ditën e djeshme se do të  jetë prezantuese e ‘Dancing With the stars’. Ajo u shpreh se e pret një rrugëtim i ri, teksa ka pyetur dhe ndjekësit nëse janë gati të zbulojnë dhe të ndjekin të preferuarin e tij në ‘arenën e kërcimit.’

Në videon e publikuar Ritvana la një koment: “Mezi presim, sidomos @blinda_jus”, duke etiketuar mikeshën e saj, e cila kërkoi pak kohë më parë që Bora dhe Donaldi të martohen.

Ndryshe nga videoja që Ritvana publikoi më parë, kësaj here Bora Zemani vendosit i të përgjigjet duke i komentuar dy zemra.

Pjesëmarrja e Borës si moderatore në këtë format ka shtuar edhe më shumë interes, duke ditur se përballë do të jetë edhe Donald Veshaj. Njerëzit po presin se çfarë do thotë çifti, që tashmë janë ribashkuar.

Po ashtu Valbona Selimllari do jetë pjesë e jurisë, disa vite pasi ka qenë pjesë e ‘Dance ëith me’. Ndërkohë kanë nisur të përfliten edhe emrat e parë të konkurrentëve të tjerë të “Dancing ëith the stars”, ku veç Donaldit, pritet të jetë edhe Ardit Çuni, Vlashent Sata, Ronela Hajati, Beniada Nishani.

© Panoramaplus.al