24 Gusht, 2022

“Mos u martoni nëse nuk dashuroni”/ Ndjekësi i rikujtoi vajzës së Blero Muharremit deklaratën e këngëtarit pas ndarjes nga Afrona Dika, si reagoi ajo


Mos u martoni nëse nuk dashuroni”-kështu deklaroi Blero Muharremi vite më parë duke u dhënë një këshillë të tjerëve. Mirëpo, tani që ai është ndarë oër herë të dytë, ndjekësit nuk e harrojnë këtë deklaratë dhe e kanë rikthyer në TikTok.

Vajza që ai ka nga martesa me aktoren e njohur Teuta Krasniqi është shumë aktive në këtë rrjet social ku një nga ndjekësit i ka kërkuar që të rikrijojë videon me fjalinë e babait të saj e cila është bërë virale pas tetë vitesh.

Tara duket ta ketë marrë me sportivitet këtë pjesë dhe shoqëruar me një emoji duke qeshur me lot, ajo në anglisht, ka pyetur “Përse?”. “Pse jo”-ia kthen ndjekësit të cilit ajo i shkruan: “E di shumë mirë”.

Fakti që Blero Muharremi nuk do të prononcohet për ndarjen nga Afrona Dika duket se ka të bëjë me faktin se ata mund të rikthehen sërish bashkë. Të paktën kështu ka lënë të kuptohet babai i këngëtarit. Blero u tregua i paqartë në dy intervistat e tij të fundit. Këngëtari u shpreh se lajmet nuk i ka lexuar, ndërsa për heqjen e fotove nga ‘Instagrami’ deklaroi se llogaria e tij menaxhohet nga kompania dhe jo nga ai vetë. “Unë ‘Instagramin’ tim nuk e kam personal, e kam biznes e kontrollon kompania ime nuk e di se çfarë ka ndodhur. Portalet të bëjnë punën e tyre unë timen nuk kam koment, nuk merrem me këto lajme hiç fare, kam punë më të rëndësishme. Unë s’kam interes t’i lexoj, nuk kam qasje në portale nuk e di, nuk më shqetësojnë lajmet sepse skam interes.”-tha Blero në “Shqipëria Live” dhe më pas për ‘Prive’.

Në një intervistë babai i Bleros, Bajram Muharremi, ka zbuluar bisedën që ka pasur me Bleron rreth raportimeve në media për ndarjen dhe ka treguar se Blero ika thënë se po kalojnë një krizë.“Dua të bëhem shumë i sinqertë, e kam pyetur, më ka thënë ‘Babi e kemi një krizë’”, ka thënë babai i Bleros për ATV. “E kam pyetur çfarë janë këto që po i lexoj nëpër media, më ka thënë ‘Mos u merr me to, e kem pak një krizë’”, ka rrëfyer ai.

Pak kohë më parë, Afrona vendosi të merrej me biznes, ku hapi edhe një qendër estetike në Zvicër, ku edhe jeton prej kohësh. Ajo që ra në sy në inaugurimin e kësaj klinike, ishte pikërisht mungesa e këngëtarit. Krisja mes të dyve në atë periudhë kishte nisur, duke mos pasur shumë komunikim me njëri-tjetrin. Teksa bashkëshortja e tij angazhohej me biznesin e ri, Blero vijonte me karrierën e tij në muzikë, duke zgjedhur të qëndrojë larg realitetit të ri të bashkëshortes së tij.

Grindjet e tyre të shpeshta, shkak edhe largësia, kanë sjellë edhe ndarjen e tyre. Nuk dihet nëse kjo ndarje është një sherr mes të dyve, apo do të vijojnë edhe me hapat ligjorë për zgjidhjen e martesës. Blero dhe Afrona u martuan në shtator të 2019-ës, në një ceremoni madhështore në Lezhë. Mirëpo edhe pas martesës ata vijuan të jetonin të ndarë, Blero në Kosovë dhe Afrona në Zvicër.

© Panoramaplus.al