18 Nëntor, 2021

“Mos u bëj negative!”/ Pasi rregulluan marrëdhënien mes tyre, Fifi dhe Semi debatojnë sërish. Ja çfarë ndodhi mes këngëtareve


Semi dhe Fifi rregulluan marrëdhënien mes tyre vetëm pak ditë më parë, por duket se zënkat janë rikthyer. Ditën e djeshme, teksa po qëndronin në oborrin e shtëpisë së “Big brother VIP” me disa banorë të tjerë, Fifi kritikoi Semin për reagimin që bëri kur Iliri u përzgjodh i preferuari i publikut.

fifi semi

Fifi i tha këngëtares se nuk është një njeri negativ dhe për këtë arsye, nuk ka pse të bëjë gjëra apo veprime që e nxjerrin si të tillë. Mirëpo nga ana tjetër, Semi nuk është ndjerë mirë nga këto fjalë. Ajo i tha Fifit se ka dhënë mendimin e saj dhe këtë gjë do të vazhdojë ta bëjë tani e tutje.

Pjesë nga debati:

Fifi: Tu e rujt veten, e ru dhe tjetrin. S’ke nevojë me u prek.

Semi: Po prekem se unë s’kam kriju asnjëherë nga këto gjëra.

Fifi: Po s’ka kriju as Kledi, por po dënohet prej neve prej 18 herë.

Semi: Po mirë, po unë s’fola për dënimin.

Fifi: Ne jena tu u dënu për çdo sen, se nuk jena tu e rujt njoni-tjetrin.

Semi: Ai e ka thënë që ju kam zgju 3, 4 herë, s’e kam për detyrë, tani secili ka detyrën e vet.

Sabiani: Thjesht mos ta urrejmë njëri-tjetrin.

Semi: Kush foli për urrejtje.

Sabiani: Ajo që i bërtite Ilirit që ishe acauar fort. Në sy ia the. Është shumë i qetë, bravo i qoftë dhe atij.

Semi: Po, patjetër. Për çfarë? Fakti që unë nuk prisja që të dilte i preferuari dhe u habita? Po. Sepse kam parë shumë situata brenda që nuk mendoj se duhet të ishte ai i preferuari.

Sabiani: Siç je lënduar ti, lëndohet edhe ai.

Semi: S’kisha gjë fare me Ilirin, thashë bravo i qoftë, është lojtar. Por për mua s’kishte pse të zgjidhej i preferuari.

Sabiani: S’kemi pse ta shohim njëri-tjetrin si hasëm. Edhe ti mund të fitosh.

Semi: Jo, se kam fare te fitimi. Nuk e ke kuptuar se çfarë kam thënë.

Sabiani: Ndoshta, por dhe ai e ruajti qetësinë.

Semi: Për çfarë? Të vjen çudi se nuk e kam thënë ndonjëherë mendimin tim? Ai është mendimi im dhe tani e tutje do t’i them të gjitha me zë të lartë. Ai është mendimi im, sipas këndvështrimit tim.

Sabiani: Ca gjëra…

Semi: Jo nuk mbahen për vete. E pse arsyeja pse është situata kështu, është sepse i kam mbajtur për vete.

Fifi:  Edhe me ndryshu 360 gradë nuk është mirë.

Semi: Patjetër që do ndryshoj.

Fifi: Si shoqe po ta them. Me bo me dhon çdo mendim, kërcet pak.

Semi: Pse?

Fifi: Sepse ti nuk je negative si natyrë. Po ta them si shoqe.

Semi: Nuk po bëhem negative. Nuk po acarohem. Thjesht po them mendimin tim me zë të lartë.

Sabiani: S’ke pse e shpreh ashtu.

Semi: Ai e ka shpreh për mua.

Sabiani: Po janë sheshuar ato gjërat.

Semi: Fakti që unë e kam respektu, nuk do të thotë që kam ndryshu mendimin. Mendimi im është mendimi im. S’e kam thënë, sepse s’kam dasht me kriju situata.

Fifi: Ti mendimin e thu në debat e sipër. Nuk po duq ë ti me u bo negativja, se nuk je njeri negativ.

Semi: Kam diskutu me njerëz që më kanë hap muhabete për persona të kaluar.

Fifi: Ndaç ma mer për mirë, ndaç për keq. Po ta them si shoqe. Senet që kanë kalu dhe që ke thënë të kam fal, mylli.

Semi: S’më ka kërku njeri falje.

Fifi: Unë të kam kërku. Për të tjerët nuk e di dhe nuk është pjesë e jemja. Munesh me shku te dhoma e rrëfimit me i pa.

Semi: Nuk e jap mendimin nga hiçi. Kur më kanë pyetur për një gjë të caktuar, kam thënë që kam pas mendimet e mia, por s’e kam ndjerë të nevojshme t’i them.

Fifi: Po tashi është mbyll ajo.

Semi: Po s’kam hap gjë me njeri.

Fifi: E ke hap me Einxhelin. Kjo s’do me thënë mos me hap. Kur e sheh që një gjë po bëhet pa të drejt kundra teje, thuje. Por je njeri shumë pozitiv dhe mbaje pozitivitetin që ty të bën njeri.

Semi: Nuk po bëhem negative, thjesht po them mendimin tim.

Fifi: Nuk është mirë me e gërmu të kalumen, se kurrgjë nuk bën, thjesht e lëndon veten.

Semi: Mbase e kam lëndu sot, por dy muaj më kanë lëndu të tjerët.

Pas këtij diskutimi, këngëtarja nuk është ndjerë mirë, sidomos nga fjalët e Fifit, e për këtë arsye ka nisur të qajë në dhomën e ndenjes. Ishte Pajtimi, ose siç njihet ndryshe me emrin artistik Dj PM, ai që iu afrua ta ngushëllonte, duke i thënë që të mos i jepte kënaqësinë të tjerëve, duke qarë.

fifi semi jaupaj (2) fifi semi jaupaj (1) semi jaupaj (2) semi jaupaj (3) semi jaupaj (1) BORA ZEMANI, SEMI JAUPAJ, DONALD VESHAJ (8)

fifi, monika lubonja (3) fifi granit cana (6)

© Panoramaplus.al