30 Tetor, 2021

“Mos u afro se t’vraj”/ Kërcënohet me armë producenti, shpallet në kërkim nga policia reperi Fero. Ja detajet e ngjarjes


Reperi i njohur, Feronit Shabani i njohur edhe si “Fero”, raportohet se ka sulmuar bashkë me truprojën e tij producentin e njohur Jetmir Agaj, raportojnë mediat e Kosovës.

f

Mësohet se incidenti i rëndë ka ndodhur në lagjen “Dragodan” të Prishtinës në studion e reperit. Ndërkaq Policia ka deklaruar se gjatë sulmit është përdorur edhe një armë zjarri nga truporja e Feros, Bujar Ibishi.

Gjatë përleshjes mes Feros e Jetmir Agajt, truproja i Feros ia ka drejtuar armën nipit të Agajt duke i thënë “mos u afro se t’vraj”.

Burimet e gazetë Sinjali kanë mësuar se Jetmir Aga aktualisht është duke u marrë në pyetje në polici në cilësinë e të dëmtuarit, ndërsa Fero dhe Bujar Ibishi janë shpallur në kërkim nga policia.

© Panoramaplus.al