
Artisti i njohur Mentor Haziri është nuk rezervohet aspak në kritikat e tij për kolegët!
Kësaj here këngëtari i njohur ka krtitikuar të gjithë artistët në lidhe me reagimet e tyre ndaj rastit rëndë të përdhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë. Shumë personazhe të njohur u shfaqën të përlotur me statuse në rrjetet sociale, dhe gjithashtu në protestat që u zhvilluan në Prishtinë, Tiranë dhe Shkup.
Sipas Hazirit, kolegët e tij (të cilët i cilëson ironikisht “artistë”), po qajnë me lot krokodili, pasi janë vetë ata që kanë dhunuar verbalisht gratë me tekstet e këngëve të tyre.
“Shumë “artistë” në trevat tona po qajnë me lot krokodili kinse po solidarizohen me rastet e dhunimit të femrave shqiptare. A e dini sa herë i keni dhunuar ju verbalisht në tekstet e këngëve tuaja femrat shqiptare? Në çdo tekst të atyre këngëve ajo është e nënçmuar e përulur dhe e pavlerë! Mos shisni moral. SMH”- shkruan Mentor Haziri në një status të publikuar në rrjetet sociale, pa specifikuar se kujt i drejtohet.

Kjo nuk është hera e parë që Mentor Haziri kritikon kolegët e tij. Në një status të shpërndarë në rrjetet sociale, Mentori theksoi se këngëtarët po këndojnë playback në skenën e “Sunny Hill”, me gjithë kushtet që kanë për të interpretuar live.
“Të ashtuquajturit këngëtarët tanë mbrëmë e sonte duke kënduar ‘playback’ në skenën e “Sunny Hill”-it me gjithë ato kushte për performancë ‘live’”, shkruan ai. Nuk dihet nëse kjo kritikë dhe ironi vlen për të gjithë apo Mentori ka patur në mendje dikë ose disa prej tyre. Sepse jo të gjitha performancat kanë qenë ‘playblack’.


