
Dilema e disa javëve më parë ishte nëse Einxhel Shkira është apo jo shtatzënë. Dilema e ditëve të fundit është gjinia e bebes së saj. Pas konfrimimit nga ana e moderatores se është në pritje të ëmbël, të shumta kanë qenë aludimet nëse Dagz dhe Einxhel do të bëhen me vajzë apo me djalë.
Në Twitter, ajo ka ndarë eksperiencën e saj me ndjekësit duke shkruar:
“Situata tipike shqiptare kur takon dikë që të sheh barkun. A-Lëre mos e diskuto se nga forma e ke djalë. Dy hapa më tutje takon një tjetër.
B-Uuuu e paske vajzë sigurt se duket nga barku. Mirë, një gjë është e sigurt deri tani që me këtë barkë do bëj o djalë o vajzë” .
Situata tipike AL?? kur takon dike qe te sheh barkun:
A-Lere mos e diskuto se nga forma e ke djal!
Dy hapa me tutje takon nje tjeter:
B-Uuu e paske vajze sigurt se duket nga barku!
*Well nje gje esht e sigurt deri tani qe me kete bark do bej o djale o vajze???#IamEinxhel ??— Einxhel (@EinxhelShkira) August 23, 2022
Një nga fansat i ka propozuar që t’iu thotë që ka dy, edhe djalë edhe vajzë. “Si dihet” – është shprehur Einxhel duke mos përjashtuar mundësinë që të ketë binjakë.

Pak ditë më parë, Einxhel tregoi se i vetmi person që e di gjininë e bebes është motra e Dagzit, Aurora. Sekretin e ka ruajtur edhe nga vetja, deri në ‘gender reveal’ pas disa javëve.
© Panoramaplus.al
View this post on Instagram

