4 Korrik, 2023

“Mos guxoni!”/ Adele ndërpret koncentin në Las Vegas dhe paralajmëron fansat që sulmojë me objekte këngëtarët në skenë


Këngëtarja e njohur angleze, Adele ndërpreu koncertin e saj të fundit në Las Vegas për të folur rreth trendit më të ri të fansave të cilët sulmojnë me objekte artistët teksa performojnë në skenë.

Trendi nisi muajin e kaluar kur këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha u godit me telefon në fytyrë nga një fans, e ndjekur pas nga një tjetër veprim i një fansi i cili hodhi hirin e nënës së saj në skenë në koncertin e Pink.

Teksa ndali koncertin, Adele i pyeti pjesmarrësit: “A e keni vënë re se si njerëzit po harrojnë etiketën e shfaqjes në këtë moment?”

Ndërsa vazhdoi: “Duke hedhur m**t në skenë, i keni parë? Unë guxoj, guxoni të më hedhni diçka mua dhe unë do ju vras.”

Më pas ajo mori në shënjestër me një pistoletë me topa dhe drejtoi nga turma përpara se t’iu thoshte atyre që mos ti hidhnin gjërat artistes, më pas filloi të qeshte se duke thënë se ajo ‘mund të gjuante gjëra ndaj audiencës’.

Kjo vjen pas incidenteve të një pas njëshme që kohët e fundit po ju ndodhin këngëtarëve gjatë performancave të tyre në skenë, ku përveç Bebe Rexhës dhe Pink e njëjta gjë i ka ndodhur edhe Ava Max, e cila teksa po performonte një djalë është ngjitur në skenë dhe e ka godiur atë me shuplakë.

© Panoramaplus.al