Moderatorja e njohur Jonida Vokshi dhe partneri i saj, Besnik Krapi, kanë nisur përgatitjet për ditën kur do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë.

Celebrimi i tyre thuhet se do të bëhet në muajin shtator. Ndërkohë pak kohë më parë, u përfol se duke qenë se Jonida po ndjek karrierën në Shqipëri dhe Besniku në Kosovë, ende nuk është vendosur se ku do të jetojnë si të martuar.
Teksa dasma e shumëpritur do të bëhet në Tiranë, thuhet se dyshja ka problem me zgjedhjen se ku do të jetojnë më pas.

Por duket se edhe kësaj çështje i ka ardhur zgjidhja. Jonida ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” një fotografi, e cila ka marrë mijëra pëlqime dhe qindra komente.
“Të dielat me Nikun tim në Prishtinën time”, shkruan moderatorja krahas fotos, ku vihet re një koment i Ermal Mamaqit.

“Prishtina është e Besnikut. Ti ke Tiranën. Mos e lësho veten…”, i komenton Mamaqi. Por Jonida e ka ndarë mendjen tashmë dhe duket se po i pëlqen shumë kryeqyteti i Kosovës: “I kemi nderruar tani, Prishtina eshte e imja,Tirana e Besnikut. Keshtu qe tani e di ku me gjen?”.
© Panoramaplus.al
