11 Korrik, 2023

“Mos e bëj! Ne e kuptojmë, por…”- Bill Eilish dhe Finneas iu bëjnë thirrje fansave për fenomenin që po shqetëson këngëtarët


Sulmet ndaj këngëtarëve në skenë javët e fundit nuk kanë të ndalur, ku disa nga artistët e njohur janë goditur nga të pranishëm teksa kanë performuar në skenë hitet e tyre.

Harry Styles, Drake, Kelsea Balerini, Pink, Lil Nas X, Bebe Rexha, Ava Max dhe Lisa e Blackpink janë artistët të cilët fansat i goditën me objekte, ku disa nga ata mbetën të lënduar rëndë.

Mirëpo rreth këtyre ngjarjeve kanë reaguar dy këngëtarët e njohur Finneas dhe Bill Eilish gajtë një interviste për “The Hollywood Reporter”.

Eilish tregoi se kjo nuk është një ngjarje e re, pasi sipas saj  gjashtë vite më parë edhe ajo është goditur gjatë performancës në skenë.

Unë jam goditur në skenë me gjëra të tilla, gjashtë vjet më parë nuk e di pse kjo është si diçka e re. Njerëzit thjesht emocionohen dhe mund të jetë e rrezikshme”, u shpreh ajo.

Finneas tha se shpesh herë fansat nuk përpiqen ta godasin artistin sepse nuk po hedhin gjëra të tilla si domate dhe portokall në shenjë proteste, por sipas tij ata i hedhin telefonat për të marrë fotografi nga këngëtarët.

Ndërsa Eilish u shpreh: “Por ju e dini se është për dashuri dhe ata thjesht po përpiqen t’ju japin diçka”.

Ajo vazhdoi: “Ju jeni në një pozitë jo të mirë, por edhe unë jam goditur me gjëra të tilla për shumë vite.”

Më pas Finneas iu drejtua kamerës me një mesazh të drejtpërdrejtë për fansat, duke thënë: “Mos e bëj – ne e kuptojmë, por mos e bëj”, ndërsa Eilish gjithashtu tha: “Mos i hidhni gjërat në skenë sepse ne ju duam.”

© Panoramaplus.al