Përpos pjesëmarrjes së saj në nderimet e Mbretëreshës Elizabeth II, në Londër këtë javë, edhe veshja e Meghan Markle mori një vëmendje të madhe në media.

Ndonëse të veshur me të zeza nga koka tek këmbët, familja mbretërore shfaqi klas dhe elegancë gjatë funeralit të monarkes britanike.
Edhe Dukesha e Sussex-it dëshmoi stilin e saj në veshje, ku vëmendjen e mori një detaj tek këpucët e saj. Teksa mori një pozicion me këmbët e kryqëzuar për të nderuar arkivolin e Mbretëreshës, përdoruesit e rrjetve sociale vunë re shkronjat P dhe A në shollën e takave të Meghan.

Kritikët e modës nuk e patën të vështirë ta dallonin që bëhej fjalë për këpucët klasike të bëra nga Paul Andrew, një stilist i modës nga Berkshire.

Njerëzit besojnë se Markle kishte veshur takat e tij “Pump It Up” , të cilat i kishte përdorur edhe më parë për një fejesë mbretërore në Irlandë përpara se ajo dhe Harry të linin anëtarët e familjes mbretërore për një jetë të re në SHBA.
Sakaq kujtojmë që Mbretëresha Elizabeth II u nda nga jeta më 8 shtator dhe si pasardhës i saj në fron u vendos Mbreti Charles III.


