9 Gusht, 2022

“Mori shkopin e bejsbollit dhe ia shkatërroi të gjitha makinat”, zbulohen detajet e divorcit të Wanda Narës


Wanda Nara ka qenë shumë pranë divorcit me Mauro Icardin, por duket se çifti ka gjetur përsëri gjuhën e përbashkët. Gjithsesi, Icardi duhet të jetë i ndërgjegjshëm se nëse do të shtyjë Wanda Narën drejt ndarjes, duhet të bëhet gati për pasojat.

wanda-nara-maxi-lopez

Në divorcin e mëparshëm, atë që erdhi pas martesës së Wanda Narës me Maksi Lopez, gjërat u mbyllën në mënyrë të rrëmujshme dhe jo vetëm në gjykata me një akord për fëmijët që u gjet vetëm pas shumë vitesh.

Në emisionin “A La Tarde” në Argjentinë, janë treguar prapaskenat e asaj ndarje që çoi në lidhjen e modeles me Mauro Icardin, e cila sipas opinionistit Luis Ventura, ka ardhur si pasojë e tradhtive të Maksi Lopez.

“Maksi Lopez dilte edhe me vajza të tjera dhe disa edhe i çonte në shtëpinë e tij”, tha ai, me konfirmimin që erdhi nga një opinionist tjetër i këtij emisioni, gazetari i skandaleve Diego Estevez. “Kur e mësoi, Uanda mori një shkop bejsbolli dhe i shkatërroi të gjitha makinat e të shoqit”, tregoi ai për mënyrën se si krisja mes saj dhe Maksi Lopez u bë e pariparueshme, Mauro Icardi është i paralajmëruar…/ PANORAMASPORT.AL

© Panoramaplus.al