Miliarderi iranian Sasha Sobhani u bë i njohur në vendin tonë pas lidhjes me këngëtaren shqiptare, Morena Taraku. Lidhja e tyre nuk zgjati shumë dhe pas ndarjes ata bënë akuza të ndryshme kundrejt njëri-tjetrit.

Madje Morena la të nënkuptohet se Sasha është homoseksual. Lidhur me këtë deklaratë ai nuk bëri asnjë reagim.

Por së fundmi Sasha ka prezantuar me fansat e tij të dashurën e re. Me anë të disa postimeve në profilin e tij në “Instagram”, ai shfaqet në krevat duke shkëmbyer puthje me bukuroshen Paola.

Ndërsa nga ana tjetër Morena ka nisur një histori të re dhe ka marrë propozim për fejesë.


Panorama Plus
© Panoramaplus.al
