Ajo është një ndër femrat më të komentuara të showbiz-it shqiptar. Morena Taraku gjithashtu është edhe ndër më të ndjekurat në rrjetin social “Instagram”.

Këngëtarja tërheq vëmendjen me pozat e saj seksi në profilin e “Instagram”-it si dhe me deklaratat që herë pas here bën në këtë rrjet social.
Së fundmi ajo i ka habitur të gjithë me disa postime në “Instastory”, ku ka shpërthyer në ofendime ndaj një personi që vendosi mos t’ia bënte emrin publik.

“Koha të them diçka: Sa do të doja që të gjithëve t’ju thoja sa vleni për mua. Ata që i dua dhe ata që “i dua”. Mua më bën të jetoj ajo copë dashuri që kam për njerëzit e mi, por jo për ata që i kam etiketuar të rremë. Ti s’ke fytyrë të më shikosh në sy sepse ndjen keqardhje për veten tënde se sa i/e humbur je. Po shokët e mi të vërtetë janë ende përballë fytyrës time dhe i shoh çdo ditë”, shkruan Morena.
“Kurse ti që ishe vetëm një gënjeshtër je asgjë më shumë se një copë mut. Ti jeton nëpër ditë jetime sepse asnjëher nuk ishe, as nuk do jesh mirë. E për copa muti që humba e do humb në këtë botë s’do mërzitem kurrë sepse ishe vetëm një copë mut në jetën time dhe ashtu do jesh gjithmonë. Ose thjesht ke qenë bythëlarës”, vijon këngëtarja.












Panorama Plus
© Panoramaplus.al
